Kina shënon rritje të numrit të rasteve me Coronavirus

E publikuar: 11/06/2020 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina në 24 orët e fundit ka raportuar edhe për 15 raste të reja të Coronavirusit, përfshirë 11 infeksione të konfirmuara të importuara. Kështu u bë e ditur të enjten nga autoriteti shëndetësor në Kinë, raporton Reuters, transmeton Front Online.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC), 11 rastet e me COVID-19 u raportuan në Kinë të mërkurën dhe të gjitha ato ishin të importuara, përfshirë gjashtë në Shanghai, tre në Guangdong, një në Tianjin dhe Fujian.

Gjithashtu të Mërkurën, u raportuan katër raste të reja asimptomatike, u bë e ditur nga NHC. /Front Online/