Kina ndalon shitjet e Apple iPhone pas padisë së Qualcomm

E publikuar: 11/12/2018 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë Kineze vendosi të ndalojë shitjet dhe importet e modeleve të iPhone në vendin më të madh në botë për nga popullsia si rezultat i betejës ligjore mes Qualcomm dhe Apple.


Gjykata vendosi se disa modele, përfshirë iPhone X, shkelnin patentat e Qualcomm.

Vendimi prej modelet iPhone 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe iPhone X si dhe duhet të kenë versione më të vjetra sesa iPhone iOS12.


Apple dhe Qualcomm kanë hyrë në një betejë ligjore që nga fillimi i 2018-ës ku i pari akuzon të fundit për praktikat të pandershme licencimi.

Nga ana tjetër Qualcomm thotë se Apple i detyrohet miliarda për shkak të licencimit të patentave.

Në Prill pritet seanca e parë gjyqësore e cila do të vendosë fatin një bashkëpunimi të gjatë mes prodhuesit më të madhe në botë të çipeve dhe prodhuesit të një prej telefonëve më të shitur. /PCWorld Albanian