Kina krijon tramvajin e parë në botë me hidrogjen

E publikuar: 06/04/2015 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Si ndotësi më i madh në botë, Kina tani është duke investuar një shumë të konsiderueshme në energjinë e gjelbër.

Kina ka njoftuar për prodhimin e tramvajit të parë në botë me hidrogjen. Automjeti është ndërtuar nga Sifang, një degë e Korporatës së Hekurudhave të Kinës Jugore.

Edhe pse qelizat e karburantit me hidrogjen kanë qenë rreth e rrotull për një kohë dhe aktualisht janë duke u përdorur dhe testuar në automjete të ndryshme, duke përfshirë autobusë, askush nuk ka arritur ende që të zotërojë një teknologji të tillë për tramvaje, transmeton Lajmi.net.

Tramvajet e fuqizuara nga hidrogjeni janë një mënyrë tërheqëse e transportit për arsye të shumta. Hidrogjeni është jashtëzakonisht prezent në mënyrë të bollshme dhe mund të nxirret nga një shumëllojshmëri burimesh, të rinovueshme dhe jo të rinovueshme.

Për më tepër, qelizat e karburantit hidrogjen nuk janë të dëmshme, për shkak që prodhojnë vetëm ujë. Automjeti i projektuar rishtazi do të ndihmojë që të zvogëlojë kostot e energjisë  – përderisa një automjet do të udhëtojë 100km dhe do të ndalet vetëm tre minuta për t’u furnizuar.