Kina krijon pajisjen që identifikon brenda tre sekondave, secilin nga 1.4 miliardë banorët e saj (Foto)

E publikuar: 14/10/2017 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Sigurisë Publike në Kinë, së bashku me një kompani teknologjike në Shangai, ka krijuar një pajisjeje të mençur, që mund të identifikojë secilin nga 1.4 miliardë banorë.

Instrumenti i zgjuar që është i lidhur me një bazë të të dhënave, që identifikon secilin njeri në bazë të fotografisë në dokumentin identifikues dhe numrin personal, transmeton Telegrafi.

Mjafton që fytyra të afrohet pranë skanerit dhe brenda tre sekondave, do të shfaqen në detaje, të gjitha të dhënat personale.

Deri më tani, të gjitha testet dhe simulimet kanë dalë me sukses dhe pa asnjë gabim, por nuk dihet kur do të nisë të përdoret zyrtarisht kjo pajisje, në të cilën po punohet intenzivisht për dy vjet.

Sistemi që punon në rrjet, merr të dhëna nga institucionet e ndryshme të sigurisë dhe mund të identifikojë me lehtësi keqbërësit dhe të ikurit, që dyshohet se ndodhen në hapësira të ndryshme.

Pos që do të jetë shumë i lehtë në përdorim, pritet të jetë efikas dhe të shkurtojë radhët e gjata të pritjeve nëpër sportele. /Telegrafi/