Kina kërcënon kompanitë Amerikane që i binden ndalimit Amerikan

E publikuar: 09/06/2019 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të lartë qeveritarë të Kinës raportohet se kanë paralajmëruar disa kompani teknologjike për pasoja të tmerrshme nëse bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara duke mos bërë biznes me Huawei sipas një raporti të New York Times.

Lëvizja vjen pak ditë pasi Kina kërcënoi ti kundërpërgjigjej futjes së Huawei në listën e zezë të kompanive nga Shtetet e Bashkuara.

The Times raportoi se një seri takimesh janë mbajtur në fillim të javës mes zyrtarëve të lartë Kineze nga Ministritë e Tregtisë dhe Teknologjisë me kompani globale teknologjike të cilat eksportojnë shërbime dhe produkte në Kinë.

Emrat e kompanive që janë paralajmëruar nuk janë bërë publike. Në Maj Shtëpia e Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili ndalonte kompanitë Amerikane të bëjnë biznes me Huawei duke cituar sigurinë kombëtare.

Google, Microsoft dhe ARM ndaluan së shitur shërbimeve dhe produkte tek Huawei. Shtetet e Bashkuara thonë se pajisjet e Huawei, kompania numër një e telekomunikacionit në botë, përdoren nga Pekini për të përgjuar Amerikën dhe aleatët e saj.

Acarimi i marrëdhënieve mes kompanive Amerikane dhe atyre Kineze vjen në një kohë tensionesh tregtare në rritje mes SHBA-së dhe Kinës. Bisedimet mes dy vendeve kanë ngelur edhe pse Donald Trump dhe Xi Jingping pritet të takohen në Samitin e G20-ës. /PCWorld Albanian