Kina i hakmerret ShBA-së, merr nën kontroll konsullatën amerikane në Chengdu

E publikuar: 27/07/2020 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina e ka marrë nën kontroll konsullatën e Shteteve të Bashkuara në qytetin Chengdu pasi urdhëroi që kjo përfaqësi diplomatike të mbyllej. Veprimi i Kinës është kundërpërgjigje ndaj mbylljes së konsullatës së saj në Teksas nga autoritetet amerikane.

Masa e fundit e Kinës paraqet eskalim dramatik të tensioneve mes dy ekonomive më të fuqishme botërore, të cilat filluan kur punëtorët në konsullatën kineze në Teksas u panë duke djegur dokumente në oborrin e ndërtesës të martën e kaluar, disa orë para se Pekini të njoftonte se është urdhëruar ta lirojë ndërtesën.

Të premten, Kina njoftoi se ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që ta mbyllë konsullatën e saj në Chengdu dhe për këtë dha afat prej 72 orësh, aq sa i ishte dhënë afat kinezëve që të largohen nga konsullata e tyre në Teksas.

“Jemi të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Komuniste Kineze dhe do të përpiqemi ta vazhdojmë qasjen tonë te njerëzit në këtë rajon të rëndësishëm përmes pikave tona të tjera në Kinë”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Flamuri amerikan në këtë konsullatë u ul në orën 6 e 18 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pamjet e këtij veprimi u publikuan në rrjetet sociale nga llogaria e televizionit shtetëror, transmeton Gazeta Express.