Kina angazhon 60 mijë ushtarë, për të mbjellë 6.6 milionë hektarë me fidanë pemësh

E publikuar: 16/02/2018 07:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Armata Popullore e Kinës, ka bërë të ditur se janë mobilizuar 60 mijë ushtarë, që brenda vitit të mbjellin me fidanë pemësh, hapësirën prej 6.6 milionë hektarësh.

Shumica prej tyre janë dërguar nga pjesa veriore, për të mbjellë në provincën Hubei, që e rrethon Pekinin, transmeton Telegrafi.

Kjo zonë është shumë e ndotur dhe për këtë shkak, smogu mbizotëron në kryeqytet.

Zhang Jianlong që është drejtues i Administratës Shtetërore të Pyjeve, ka thënë se në pesë vitet e fundit, janë mbjellë 33.8 milionë hektarë – gjë që ka kushtuar rreth 68 miliardë euro. Në këtë formë, pritet që rreth Hubeit të krijohen tri qendra të reja malore, që përfshijnë 480 mijë hektarë.

Pos kësaj, qeveria ka miratuar një ‘linjë ekologjike’, që ndalon ndërtimin pranë lumenjve, maleve dhe parqeve nacionale.

Të gjitha këto, në përpjekje që të ndalojë ‘zhvillimin jo racional’, që po shkakton ndotje të mëdha të ajrit dhe zvogëlim të pasurive natyrore. /Telegrafi/