Kimete Berisha: Shtet policor, kriminelë, ju dini edhe me vra!

E publikuar: 28/11/2015 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analistja Kimete Berisha nuk ka hezituar që t’i komentojë veprimet e sotme të policisë.

Ajo me këtë rast, pas arrestimit të deputetit Albin Kurti, ka akuzuar ashpër Hashim Thaçin e Presidenten Jahjaga, dhe i ka dal në krah Kurtit.

“E ti, Hashim Thaçi, gorillo, mbasi ata që janë kundër marrëveshjeve tua antishqiptare po të duken pak, tuboi pra ti 100 spiuna të Serbisë që guxojnë të dalin publikisht në mbrojtje të Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar ajo në facebook.

Shiko postimin e saj të plotë:

Phu, shtet policor!

Per nder të Ditës së Flamurit, qeveria e Kosovës e arrestoi Albin Kurtin.

Ky është i vetmi manifestim i qeverisë së Kosovës për ‘nder’ të Flamurit, që përçon mesazhin se Kosova për nder të 103 vjetorit të shtetit shqiptar, arreston njeriun e vetëm që e dëshiron Kosovën pjesë të Shqipërisë!

E ti, Hashim Thaçi, gorillo, mbasi ata që janë kundër marrëveshjeve tua antishqiptare po të duken pak, tuboi pra ti 100 spiuna të Serbisë që guxojnë të dalin publikisht në mbrojtje të Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Arrestimi i Kurtit do të mund të bëhej nesër, por ju keni dashur që arrestimin e tij ta shndërroni në festë!

Kriminelë, që gëzoni përkrahjen e Presidentes, e cila një ditë më parë e puthi pushkën sa krahu, e veshur me pallto të saritë deri ne fund të këmbëve, bash kur lypet nga ajo të vishet kuq.

Nëse Kosova e ka vetëm një Albin, atëherë ne e meritojmë dhunën policore dhe ‘dhuratën’ që ia dhatë opozitës për Ditën e Flamurit!

Ndodhta jemi të lumtur që s’po na vritni.
Se, ju dini edhe me vra!