Kim rrëfehet, e lodhur nga jeta e ashpër seksuale

E publikuar: 16/03/2015 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kardashian është hapur për jetën e saj seksuale me Kanye West gjatë premierës së edicionit të 10-të “Keeping Up with the Kardashians”.
Emisioni u lansua të dielën, 15 mars, ku që në minutat e para të tij Kim tregon se sa shumë seks ajo dhe West kanë bërë për të pasur fëmijë. “Mjeku tha se kur unë të bëj seks duhet të qëndroj e shtrirë për 10 deri në 20 minuta, andaj unë sapo bëra seks para se ju të vini këtu”, u tregon Kim motrave të saj gjatë emisionit.
“Ai tha se duhet 10 minuta që sperma të notojë deri atje. Unë do të pres edhe pesë minuta më shumë që ajo të marinojë brenda meje”, ka shpjeguar Kim. Ajo po ashtu ka zbuluar se si i kishte kërkuar Kanye të shkojë për të bërë seks në vendin ku ajo realizonte një seancë fotografimi, pasi ajo ishte në fazën e oluvimit dhe mundësia për mbetje shtatzënë ishte më e madhe. Kim po ashtu flet edhe vështirësitë që ka kaluar për të mbetur shtatzënë.