'Kim Kardashian ruse' hap biznes

E publikuar: 19/09/2017 06:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E tani, Anastasia Kvitko kërkon që të kapërcejë nga fama e rrjeteve sociale në atë reale. 

Modelja ruse ka zgjedhur pikërisht javën e modës në Nju Jork për të publikuar linjën e vet të kostumeve të plazhit për femra.

Vetë 22-vjeçarja, që aktivitetin e saj e ushtron në Shtetet e Bashkuara thotë se nuk i pëlqen ta krahasojnë me Kim Kardashian dhe zotohet se linjat që ka janë krejtësisht dhuratë e natyrës, përcjell TCh.

Sa u takon modeleve të provës, kush më mirë se vetë ajo mund t’i reklamonte më fort këto produkte?