“Kim Kardashian rus” tregon sekretin e saj (Foto)

E publikuar: 30/03/2017 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qëkur përfundoi në faqet e para të mediave në verën e vitit të kaluar, Anastasia Kvitko, e pagëzuar edhe me emrin “Kim Kardashiani rus” tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen.

22-vjeçarja numëron me miliona ndjekës në rrjetet sociale, ku është tejet aktive me postime të shpeshta dhe shfaq linjat e veta duke u kujdesur që të theksojë gjithmonë se është 100 përqind natyrale.Ajo thotë se linjat e saj janë frut i djersitjes në palestër dhe maskave që përdor për tretjen e yndyrnave të tepërta dhe dhjamit.

Por me linjat që ajo ka, vështirë se e beson njeri. Të shumë janë ata që e vënë në lojë në internet, por më të shumtë akoma janë ata që e pëlqejnë atë dhe e ndjekin në çdo postim në rrjetet sociale.

"Kim Kardashian rus" tregon sekretin e saj
"Kim Kardashian rus" tregon sekretin e saj "Kim Kardashian rus" tregon sekretin e saj
/tch/