Kim Kardashian e dëshpëruar: Njoha të vërtetën e dhimbshme

E publikuar: 05/04/2017 08:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kim me çdo çmim dëshiroi të lindë edhe një fëmijë, por operacioni nuk përfundoi me sukses siç kishte pritur, transmeton KosovaPress.

Ajo në episodin e ri të show reality “Keeping Up With The Kardashians”, ka zbuluar të vërtetën e dhimbshme.

“Nuk mund të kem më fëmijë. Nuk kam fat. Kam pësuar thyerje nervore. Heq dorë”, ka thënë ajo, shkruan “The Sun”.

Në fakt, Kim kishte dashur që për herë të tretë të bëhej nënë, por mjekët e paralajmëruan se shtatzënia e tretë do të ishte e rrezikshme.

“Ky operacion ishte gjëja e fundit që dua ta bëj, por jam e gatshme për të gjitha”, ka pranuar Kim, duke shtuar se bashkëshorti i saj Kanye dëshiron të ketë ende fëmijë.