Kim Jong Un i qeshur dhe pa maskë, shfaqet pas 21 ditësh mungesë

E publikuar: 02/05/2020 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas 21 ditë zhdukjeje, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shfaq në publik, duke përuruar një fabrikë kimikatesh, pikërisht në ditën 1 maj, festën e punëtorëve.

KCNA tha që Kim preu shiritin në ceremoninë e inaugurimit dhe ata që morën pjesë në këtë ngjarje “shpërthyen në brohoritje, duartrokitje dhe thirrjet ” Urra! Për Drejtuesin Suprem …”

Kim u pa në fotografi dhe video duke buzëqeshur dhe duke biseduar me ndihmësit në ceremoninë e prerjes së shiritit dhe gjithashtu duke vizituar plantacionin. Vërtetësia e fotove, e publikuar në faqen e internetit të gazetës zyrtare Rodong Sinmun, nuk mund të verifikohet. Kjo pasi si fotot dhe pamjet janë publikuar nga agjencia shtetërore e lajme të Koresë së Veriut. Porse vërehet se Kim shfaqet pa maskë në fytyrë, ndërsa rojet e tij personale e mbajnë.