Kikboksierja që u bë gjyshe në moshën 36-vjeçare, vërshohet prej propozimeve për martesë (Foto)

E publikuar: 12/02/2018 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyshja më atraktive në Britani të Madhe, që rregullisht ushtron kikboks, është vërshuar prej propozimeve për martesë, prej se u popullarizua gjatë muajit të kaluar në rrjetet sociale.

Carrie Hilton u bë e famshme kur vajza saj 17-vjeçare Clarice – të cilën Carrie e kishte lindur kur kishte 18 vjet – solli në jetë beben Jessica, transmeton Telegrafi.

Menaxherja e shitjeve me bazë në Bolton të Anglisë, që ka 36-vjet, është sipas të gjitha gjasave edhe gjyshja më e re për momentin në Britani të Madhe.

“Kam marrë mesazhe të ndryshme prej ndjekësve të mi. Shumica prej tyre duan të martohen me mua, por ka të tjerë që duan të dalim në takim apo edhe vetëm për të kryer marrëdhënie”, ka thënë Hilton.

Shumica e propozimeve, asaj i kanë ardhur prej burrave nga Spanja, Turqia, Greqia dhe Tajlanda.

“Kam pranuar edhe fotografi eksplicite, për të cilat, të them të drejtën nuk më vjen aspak mirë. Por, ka edhe fjalë shumë të sinqerta, që më bëjnë të ndihem mirë. Unë jam gjyshe tashmë”, ka përfunduar ajo me mahi.

Për fat të keq, të gjithë admiruesit e saj e kanë të kotë, pasi ajo është në një lidhje dhe kalon shumë mirë më të dashurin, të cilit i tregon edhe për këto oferta.

Linjat e saj të përkryera, ajo i ka në saj të ushtrimeve të përditshme në palestër dhe shpenzimit të rreth 15 mijë eurove në trajtime kozmetike.

Kujtojmë se Hilton e ka përfaqësuar Anglinë gjashtë herë në garat e kiskboksit, ndërsa mbanë shiritin e zi në këtë disiplinë të arteve marciale. /Telegrafi/