Khedira mungon në gjysmëfinale

E publikuar: 20/04/2017 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira nuk do të luaj në gjysmëfinalen e parë për shkak të kartonëve të verdhë.

Gjermani u ndëshkua në minutën e 64-të në ndeshjen kundër Barcelonës dhe kjo do ti kushtojë me një ndeshje pezullim.

Khedira ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon me zonjën e vjetër në rrugën deri në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/