KGJK me konferencë për sistemin gjyqësor

E publikuar: 03/12/2016 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar punimet Konferenca e Gjashtë Gjyqësor e Republikës se Kosovës. Kjo ngjarje është organizuar nga Këshilli Gjyqësor dhe mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE).

Njoftimi për media nga KGJK’ja tregon se në këtë konferencë do të diskutohet për të arriturat e sistemin gjyqësor në Kosovë, gjendjen aktuale në gjykata dhe sfidat e riorganizimit.

Njoftimi thotë se po ashtu temë e diskutimit do të jenë edhe kualiteti i drejtësisë në Kosovë, llogaridhënia si dhe Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin.

Në këtë konferencë marrin pjesë, Nehat Idrizi kryesues i KGJK’së, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani si dhe udhëheqës të sistemit prokurorial dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë.

Komunikata e plotë:

Në këtë konferencë, do të diskutohet për të arriturat në Sistemin Gjyqësor të Kosovës, gjendjen aktuale në gjykata, sfidat e riorganizimit nga viti 2013 dhe nevojat për vazhdimin e reformimit të gjyqësorit. Po ashtu temë diskutimi do te jenë edhe kualiteti i drejtësisë, llogaridhënia dhe transparenca si dhe Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin.

Në pjesën hyrëse te punimeve të pranishmeve me nga një fjalë rasti pritet t’i adresohen kryesuesi i KGJK-së Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, udhëheqës të sistemit prokurorial dhe përfaqësues te misioneve diplomatike në Kosovë./GazetaExpress/