KFC në Kanada shet një vakt me vlerë 20 dollarë në bitcoin

E publikuar: 12/01/2018 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filiali Kanadez i gjigandit KFC filloi pranimin e bitcoin si formë pagese nga konsumatorët e saj.

Iniciativa e quajtur “The Bitcoin Bucket” do tu sigurojë konsumatorëve të kompanisë një vakt me vlerë 20 dollarë në bitcoin që i bie të jetë afro 0.001124 bitcoin.

Kjo ofertë është për një kohë të limituar dhe mund të blihet në uebsajtin e KFC Kanada. “Mirëserdhët në 2018-ën, Kanadaja,” shkruante kompania.

Menjëherë pas lajmit reagimet në median sociale ishin të shumta. “Bitcoin po bie, investoni në mish pule,” shprehej një prej komentuesve në videon live në Facebook të KFC.

Bitpay do të përpunojë pagesat në KFC. Microsoft gjithashtu përdor Bitpay për të pranuar pagesat në bitcoin.

Lajmi erdhi menjëherë pasi u tha se Koreja e Jugut mund të ndalojë tregtimin e monedhave virtuale dhe ishte duke përgatitur një bazë ligjore për këtë.

Bitcoin ra me shpejtësi ndërsa sot këmbehet me 13,752 dollarë sipas CoinMarkeCap.com. /PCWorld Albanian