Këtu ka gjithçka, por vetëm futboll, burrëri dhe sinqeritet nuk ka, ka thënë Arsim Kabashi

E publikuar: 14/01/2020 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vendin tonë, ditëve të fundit ka bërë bujë një takim mes drejtuesve të klubeve të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë.

Kishte pasur edhe prej tyre që thonin se ky takim është bërë për ta rrëzuar presidentin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Megjithatë, tashmë bëhet e ditur se ky takim mes drejtuesve të klubeve kosovare është bërë për ta ‘mbrojtur futbollin’ dhe investimet marramendëse të investiorëve në vitet e fundit.

Kështu të paktën thotë presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili prej ardhjes së tij te klubi suharekas, ka bërë revolucion të madh.

Kabashi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije qëndrimin e tij për Agim Ademin si dhe ka folur për arsyen e këtij ‘tubimi’ mes përfaqësuesve të klubeve kosovare.

16 minuta më parë

‘Shpërthen’ Arsim Kabashi: Këtu ka gjithçka, por vetëm futboll, burrëri dhe sinqeritet nuk ka!

Share Button Gazeta Blic

Në vendin tonë, ditëve të fundit ka bërë bujë një takim mes drejtuesve të klubeve të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë.

Kishte pasur edhe prej tyre që thonin se ky takim është bërë për ta rrëzuar presidentin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Megjithatë, tashmë bëhet e ditur se ky takim mes drejtuesve të klubeve kosovare është bërë për ta ‘mbrojtur futbollin’ dhe investimet marramendëse të investiorëve në vitet e fundit.

Kështu të paktën thotë presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili prej ardhjes së tij te klubi suharekas, ka bërë revolucion të madh.

Kabashi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije qëndrimin e tij për Agim Ademin si dhe ka folur për arsyen e këtij ‘tubimi’ mes përfaqësuesve të klubeve kosovare.

Reagimi i plotë i Arsim Kabashit:

“Dua që brengën time shpirtërore ta ndaj me ju vetëm ne lëmine e futbollit , pikërisht tani po behen gadi 3 vite , me shumë dëshirë dhe kënaqësi kam marr një avanturë apo një profesion krejtësisht të ri dhe të panjohur për mua, të marr në menagjim dhe të investoj në futboll dhe në rininë tonë të mrekullueshme, dhe pikerisht kam dashur që këtë profesion ta ushtroj në Vendëlindjen time , gjatë gjithë kësaj kohe, shume sakrifice ,mundim , hidherime vuajtje e gezime ,ishin dhe jan Lumturi por edhe një sfidë për mua ,
kam pasur dhe “ kam në mendje” që këtë aventure ta vazhdoje ndoshta edhe tan jetën time ë, por rrethanat të cilat ishin zhvilluar dhe jan duke u zhvilluar në futbollin tonë, nuk ma merr mendja jo une por të gjith investitorët serioz do të largohen.

dua tju them qytetarëve të mi shumë të respektuar të Suharekes dhe Kosovës ,
veq po më dhimben këta fëmijë të ngrat që jan me qindra e po e kalojn dhe po shijojn kohën më të mirë ne klubin tonë , po më dhimbet vendlindja ime që ma kan besuar qe të menagjoj me klubin e qytetit , po më dhimben këta Lojtar e staff i mrekullueshem , se pikërisht sot i kisha than Lamtumirë futbollit të Kosoves ,dhe as edhe një euro më nuk kisha shpenzuar , ku këtu kish gjithqka por vetem futboll,burrëri dhe sinqeritet nuk kish ,

Të gjithë njerzit në Kosovë të cilët më njohin, dhe bashkpunojë , e din karakterin dhe punën time, e dinë si kam funksionuar deri më tani , arritjet të cilat i kam bërë me sakrifice dhe sinqeritet , kurr skam lejuar dhe kurr sdo të lejoj që të ulet karakteri im personal e familjar, në punet ti cilat i kam bërë deri më tani , por nuk do të lejoj as në aventuren sportive .

Takohemi në zyret e FFK-s në prezencë të tyre , qohen mediat thurrin vargje se po dojme me rrëzu Presidentin , takohemi në restaurant, dalim haptas me qëllimin e takimit , qohen prap mediat se jemi tubu për me rrëzu Presidentin ,

Dua tju them juve mediave edhe sportdashësve JO more JO sjemi tubu për me rrëzu e as me ndrru te nderumin Agim Ademin ( pikërisht ky zotriu e din qëndrimin tim karshi tijë ) , por jemi tubu edhe do të tubohemi për arsye të mbrojtjes së futbollit dhe investimeve marramendëse të cilat kan derdhur dhe jan duke derdhur për sportin tonë,për rininë tonë , nuk do të lejojmë dhe nuk do të lejoj që mundin,kohën edhe investimet milionëshe të tona ti mbroj “Filan Fisteku “ që kurr njëher spatem mbrojtje prej tije apo atyre , nuk do te lejoj qe askush te luaj me mundin dhe sakrificen time , edhe 1 mandat , 2 apo 3 i ka te garantume presidenti , por duhet të bashkpunojme qysh është më së miri me sinqeritet dhe transparencë për secilin klub si të SuperLigës , ligës së parë, apo liges së dyte.

Si do të ecim more kështu vetem për interesa personale të individeve ?
( a po duhet ti marrim shembull politikes që 20 vite kurr nuk dolën në ndihmë të qytetareve apo hallet e qytetareve ) .

Si një qytetar i thjeshte i Kosovës Ju bëj apel juve sportist e sportdashës , juve Federate e Kosovës, juve media të respektuara , mos ti humbim edhe keta pak rini që kan mbetur në vendin tonë , por të ulemi së bashku , të mendojme për t’mirën e fëmijeve tanë , ti largojme urrejtejet , të ecim përpara”