Këtu do të varrosen 8 të vrarët në Kumanovë (FOTO)

E publikuar: 26/05/2015 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur ceremonia e varrimit të tetë kosovarëve të vrarë në konfliktin e fundit në Kumanovë.

Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj, do të varrosen në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në lagjen Velania, në Prishtinë.

Kërkesën që të vrarët të varrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë e ka bërë OVL-UÇK dhe familjet e të vrarëve.

Vetëm Beg Rizaj është varrosur dje në kompleksin Memorial në Deçan, transmeton “Express”.

Kjo pasi që familjarët kanë kërkuar që ai të prehet atje, pranë luftëtarëve të tij të vrarë në luftën e Kosovës.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image