Këto të mira i keni nëse bëni ushtrime në mëngjes

E publikuar: 01/11/2020 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të stërvitesh “kur të vjen për mbarë”, mund të japë rezultate, por nuk do të jetë kurrë aq efektive sa një stërvitje e rregullt dhe për më shumë rezultat, koha e duhur është në mëngjes, përpara se të hani.

Studimet kanë treguar se stërvitja në mëngjes, është ideale për të rënë në peshë.

Aktiviteti fizik në mëngjes herët, përshpejton humbjen e kilogramëve, ju bën më energjikë dhe e përgatit trupin për një vazhdim dite që konsiston në djegien e yndyrnave dhe energji. Hapni sytë, vini muskujt në aksion dhe pastaj vazhdoni!