Këto janë shenjat që tregojnë se shefi ju urren

E publikuar: 26/05/2016 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë njerëzit duan të jenë të pëlqyer në punë, e veçanërisht nga shefi, pasi shefat janë personat që marrin vendimet për ngritjet e pagës, pozitës në punë, si dhe luajnë rol të rëndësishëm në suksesin dhe lumturinë në vend të punës.

Ja disa shenja që tregojnë se shefi ju urren:

E keni një ndjenjë të keqe…

Nëse ndjeheni se shefi nuk ju pëlqen, kjo mund të jetë vetëm në kokën tënde. Por, edhe mund të jetë e vërtetë. Nëse ai të trajton ndryshe nga të tjerët, atëherë ndoshta nuk jeni personi i preferuar i tij, transmeton Telegrafi. Prandaj, besojuni ndjenjave tuaja dhe vazhdoni të kërkoni shenja të tjera që tregojnë se a është kjo e vërtetë apo jo.

Nuk ju kërkon mendim

Asnjëherë nuk e kërkon mendimin tënd apo nuk të bën pjesë të vendimeve të rëndësishme. Nëse shefi nuk të përfshin në vendimet e mëdha që lidhen me fushën tuaj, atëherë kjo mund të jetë shenjë se shefi nuk të beson.

Nuk mbajnë kontakt me sy

Është e vështirë për një shef të zemëruar t’ju shikoj drejt në sy. Kjo për shkak se ai mund të frikësohet se i vëreni ndjenjat e armiqësisë, prandaj kërkon t’i shmanget kësaj.

Nuk buzëqeshin pranë jush

Nëse shefi përpiqet të mos qeshë në të njëjtën dhomë ku jeni ju, atëherë kjo është shenjë serioze se diçka nuk është në rregull.

Sillen sikur ju nuk jeni prezent

Nëse nuk ju thotë “mirëmëngjesi” kur arrini në punë, apo “paçi një natë të mirë”, kur të dalin nga puna, atëherë kjo është shenjë se atij/asaj nuk i pëlqeni.