Këto janë rezultatet e para nga autopsia e Astrit Deharit

E publikuar: 07/11/2016 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i shtetit Sylë Hoxha ka thënë se informacioni i parë sipas ekspertëtve ligjorë, pasojë e vdekjes së tij ishte asfiksia ose mosfrymëmarrja dhe pengesat në frymëmarrje.

“Rezultatet përfundimtare do të dalin së shpejti, me ç’rast do të informohen të gjithë”.

“Prej ditës së parë kemi qenë mjaft transparent si prokurori e shtetit, në bashkëpunim me policinë dhe me ekspertët e mjekësisë ligjore dhe kështu do të jemi deri në fund”.

“Një mjek i kësaj fushe nga Shqipëria, një nga Anglia të angazhuar nga familja Dehari, kanë qenë vëzhgues të këtij procesi. Ne u takuam pas përfundimit të autopsisë, na falënderuan edhe ekspertët e autopsisë nga familja, sepse çdo gjë ka qenë profesionale dhe korrekte”.

“Ekspertiza jep raportin përfundimtar”.

Në lidhje me ndonjë të dyshuar për vdekjen e Astrit Deharit, Hoxha tha se nuk ka ende të dyshuar.

“Hetimet po zhvillohen prej momentin të parë të marrjes së informacionit”.