Këto janë procedurat që duhet ndjekur për faljen e borxheve nga Ujësjellësi ‘Prishtina’

E publikuar: 26/11/2015 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri ekzekutiv i Departamentit për Konsumatorë në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Kapllan Parduzi, ka deklaruar se nga Ligji për Faljen e Borxheve publike do të përfitojnë përafërsisht 81 mijë e 530 konsumatorë në amvisëri dhe biznes.

Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se përfitues do të jenë edhe mbi 2 mijë e 400 konsumatorë, borxhet e të cilëve sillen nga një deri në 100 euro.

“Nga Ligji për Faljen e Borxheve publike përfitojnë përafërsisht 81 mijë e 530 konsumatorë të KUR ‘Prishtina’-s, në amvisëri dhe biznes. Gjithashtu, përfitues janë mbi 2 mijë e 400 konsumatorë, borxhet e të cilëve sillen nga një deri në 100 euro. Këto borxhe falen me automatizëm”, ka thënë Parduzi.

“Ligji për Faljen e Borxheve publike dhe udhëzimi administrativ (QRK) për procedurat e faljes së borxheve publike parasheh që çdo konsumator duhet të aplikojë veç e veç për të përfituar nga ky ligj. Konsumatorët duhet ta marrin kërkesën për faljen e borxhit, dokument që merret në KUR “Prishtina”, dokumentin identifikues, letërnjoftimin, patentë-shoferin apo pasaportën, si deh të bëhet kontrata mbi riprogramimin e borxhit të mbetur. Konsumatorët e biznesit duhet të paguajnë 50 për qind të shumës së mbetur pas përfitimit të faljes së borxhit, kurse pjesën tjetër mund ta riprogramojnë në 12 këste (24 muaj). Ndërsa në amvisëri konsumatorët duhet ta bëjnë pagesën 20 për qind të shumës së mbetur pas faljes së borxhit, kurse pjesën tjetër mund ta riprogramojnë në 18 këste në 36 muaj”, ka sqaruar Parduzi.