Këto janë katër fotografitë më të veçanta të Elvana Gjatës

E publikuar: 20/01/2018 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qysh nga fillimi i karrierës së saj, ka arritur të fitojë zemrat e shumë nga publikut shqiptar. Hitet e saj të njëpasnjëshme dëgjohen edhe sot me po aq nostalgji sikur dikur.

‘Love me’, ka qenë ndër këngët e saj më të shikuara, por ka kohë që Elvana ka bërë debutimin në tregun ndërkombëtar, të cilën po e shohim përkrah emrave të njohur të artistëve me famë botërore.

Para disa muajve këngëtarja Gjata, lansoi projektin e saj të fundit ‘Forever is Over’, këngë kjo e realizuar pas debutimit në tregun ndërkombëtar, shkruan Gazeta Blic.

Kënga e shfaqte Elvanën tejet të thjeshtë dhe me një stil krejtësisht të ndryshëm ngaqë e kemi parë , mirëpo u pëlqye mjaftueshëm nga audienca shqiptare e cila ka marrë mbi 6 milionë klikime.

Pas 6 muajve, Elvana vendosi të sjellë edhe në versionin akusik. Vetë këngëtarja ka thënë se do e publikojë si dhuratë në një version tjetër që për të është ndër më favoritet.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, të cilës nuk i mungojnë imazhet artistike dhe me shumë stil.