Këto janë detajet të frikshme, jasi u organizua vrasja e Oliver Ivanoviqit

E publikuar: 09/12/2019 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë persona po akuzohen nga Prokuroria Speciale për vrasjen e ish politikanit serb Oliver Ivanoviq. Express ka arritur që ta sigurojë aktakuzën e përpiluar nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës e cila i është dorëzuar departamentit Special të  Gjykatës Themelore të Prishtinës më 2 dhjetor të këtij viti. Në aktakuzë jepen detaje të frikshme rreth mënyrës se si u inskenua i gjithë terreni për vrasjen e Ivanoviqit. Ndërkohë përveç këtyre gjashtë personave, Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar edhe për katër persona të tjerë të cilët supozohet se janë të lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit e që për momentin mund të jenë në Serbi. Gazeta Express, nesër ekskluzivisht do të sjellë tek lexuesit deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtur që flasin rreth mënyrës se si u vra Oliver Ivanoviqit. Sms’jat ku paralajmërohej vrasja e Ivanoviqit e shumë detaje të tjera.

Gentiana HASANI

Ka afro dhjetë vite që kur Nedelko Spasojoviq, Marko Roshiç, Rade Basara, Milan Radojçiç, Zvonko Veselinoviq, Zhelko Bojiç (të cilët gjenden në arrati), në vazhdimësi që nga viti 2011 ishin shndërruar në sinonime të terrorit për qytetarët e Mitrovicës Veriore.

Këta të fundit në vazhdimësi kishin kryer vepra të ndryshme penale në pjesën veriore të Kosovës. E së fundmi, në bazë të institucioneve të hetuesisë kosovarë po dyshohet se kanë qenë të involvuar në rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, në janarin e vitit 2018.

Gazeta Express, ka arritur që ta sigurojë aktakuzën e ngritur për këtë rast. Aty jepen detaje të frikshme se si ka ndodhur e gjithë ngjarja rreth vrasjes së Ivanoviqit.

Por çka thuhet në aktakuzë për gjashtë këta persona të dyshuar si të involvuar për vrasjen e Ivanoviqit?

Sipas aktakuzës, i dyshuari i parë Nedelko Spasojeviq-ish-pjesëtar i Policisë Kosovës, me veprimet e tij ka lehtësuar dhe siguruar rrugëtimin e të dyshuarve (ekzekutuesve), me kryerjen e aktit të vrasjes, po ashtu në ditën kritike i pandehuri Nedelko Spasojeviq së bashku me dy policët e tjerë që kanë qenë të parët në vendin e ngjarjes Zharko Jovanooviq e Dragisha Makroviq, nuk i kishin kryer detyrat e tyre gjatë ditës kritike dhe kishin lejuar persona të paautorizuar që të dëmtonin provat e mundshme që kishin qenë në vendin e ngjarjes ditën kur u vra Oliver Ivanoviqi.

Serbi Nedelko Spasojevic, sipas aktakuzës, kishte bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit e panjohur që të kryenin vrasjen e Ivanoviqit duke krijuar kushtet dhe mënjanuar pengesat për ta mundësuar kryerjen e aktit.

Ky hetues policor me dashje dhe me dijeni ua kishte mundësuar terrenin personave të panjohur (deri më tanin për Prokurorinë), që të lëviznin me veturën e tipit ‘Opell Astra’ ngjyrë të kaltër me xhama të errësuara pa targa, e parkuar në periferi të qytetit, nga e cila veturë të nesërmen është shtënë në tani të ndjerin Oliver Ivanoviq. Me këto veprime ish-pjesëtari i policisë së Kosovës , Nedelko Spasojevic, ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 179 i KPK-së lidhur me nenin 33 par 2 të KPRK-së.

Për disa javë me rrallë serbi, Marko Roshic, i lindur në Mitrovicë, me të kaluar kriminale, e kishte përcjellë tashmë të ndjerin Oliver Ovanoviq. Në xhipin e tij, është gjetur një copë letre me targat e një veture e cila e kishte përcjellë edhe vëllain e viktimës (Ivanoviqit) dhe se vetura, targat e së cilës përmenden kishte qenë e parkuar tek restoranti “GREY”, i cili është pronë e Milan Radoiçiçit.

Njëri nga mesazhet që e kishte pranaur i njderi-Olivec Ivanoviqi, pak para se te vritej

E në cilësinë e zyrtarit policor edhe Rade Basara, kishte bashkëpunuar me grupin kriminal të organizuar nga Milan Radojiçiçi, nga i cili ka marrë urdhra për të fshehur dhe eliminuar të gjitha dëshmitë-provat dhe që gjurmët e krimit të mos zbardhen kurrë.

E hise në gjithë këtë histori të rëndë ka pasur edhe asistenten administrative të viktimës Oliver Ivanoviq, Silvana Arsovic. E dyshuara ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke bërë krijimin e kushteve dhe mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale. E pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyrat e “SDP”-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke i hequr nga  rryma, me ç’rast  ju  është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga  kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Oliver Ivanoviq. E njëjta më 16.01.2018, në ora 08:16 menjëherë pas vrasjes së Oliverit ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyrat e partisë “SDP”, e cila ka qenë duke punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.

Pjesë nga aktakuza

Me këto veprime  e pandehura ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë” nga neni 179  i KPK-së lidhur me nenin 33 paragrafi 2 të KPRK-së.

E informacione të fshehta nga puna hetimore e policisë së Kosovës kishte dhënë edhe Dragisha Markoviç. Ky i fundit në janar të vitit 2018 pa autorizim kishte dhënë informacione të fshehta zyrtare nga vendi i ngjarjes duke kryer kështu vepër penale.

Njëjtë kishte vepruar edhe Zharko Jovanoviq.

Me datë 16.01.2018 rreth orës 08:10 min, në rrugën ‘Sutjeka’, në Veriun e Mitovicës nga një veturë në lëvizje e markës Opel Astra’, pa targa të regjistrimit me xhama të errësuar, është shtënë gjashtë herë në tani të ndjerin Oliver Ivanoviqi me armën e zjarrit të kalibrit 9 mm.

Gazeta Express, nesër ekskluzivisht do të sjellë tek lexuesit deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtur që flasin rreth mënyrës se si ata besojnë se u vra Oliver Ivanoviq.

Pas një pune intenzive nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, më dy dhjetor të këtij viti u ngrit aktakuzë ndaj gjahstë personave të dyshuar si të ëprgshirë në vrasjen e ish-politikanit serb. Oliver Ivanoviqit.