Këto janë detajet e Qualcomm Snapdragon 820: 64Bit, 14 nm dhe bërthama Hydra

E publikuar: 05/08/2015 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Specifikat e proçesorit Qualcomm Snapdragon 820 mund të jenë zbuluar nga një analist kinez.

Në imazhin mëposhtë do të vëreni një slider prezantimi publikuar nga analisti Jiutang Pan. Sipas informacioneve të zbuluara, mendohet që Snapdragon 820 do të jetë një proçesor 64 bit me arkitekturë 14 nanometër ku do të karakterizohet nga bërthamat e reja Hydra.

2015-08-0512-09-00

Këto bërthama proçesorike sjellin performance të shtuar me 35% krahasuar me gjeneratën e kaluar të proçesorëve Qualcomm. Krahas këtyre bërthama, Snapdragon 820 do të përmbajtë grafikat Adreno 530 me një performance 40 % më të lartë dhe konsum të ulur të energjisë me 30 %.

2015-08-0512-09-27

Sipas informacioneve që ofron imazhi mëposhtë, Snapdragon 820 do të përmirësojë ndjeshëm kushtet termike dhe kjo na bën të mendojmë se mbase Qualcomm më në fund ka zgjidhur problemin e nxehjes së proçesorit Snapdragon 810.

Qualcomm do të zbulojë proçesorin e ri më 11 Gusht. (PCWorld Albanian)