Këto janë detajet e fundit të policisë për dy kolegët e zhdukur në Lepenc

E publikuar: 02/05/2018 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe sot në orën 9:00 të mëngjesit, Njësia për Kërkim-Shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e tjera vullnetare kanë filluar kërkimet për policët e zhdukur nga aksidenti i së shtunës
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë, se ende nuk ka ndonjë rezultat nga kërkimet që o vazhdojnë.

Gashi ka thënë se sot është zgjeruar perimetri në pjesën malore dhe po marrin pjesë mbi 150 pjesëtarë.

“Po kërkimet në ora 9:00 kanë filluar dhe janë duke vazhduar. Në njërën pjesë është zgjeruar perimetri në mal, edhe një herë po e kontrollojnë një pjesë. Si dhe prej kilometrit 4.5 prej vendit të ngjarjes nga Elez Hani dhe nga kufiri është duke vazhduar për momentin. I kemi të gjitha njësitë, rreth 150 pjesëtar që janë aktiv në kërkim. Diçka konkrete në lidhje me personat e zhdukur deri më tani nuk ka”, ka thënë Gashi për Lajmi.net.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:45, ndërkaq kërkimet po vazhdojnë edhe sot pasi nuk ka pasur asnjë të gjetur që zbulon këtë aksident, deri tani të mistershëm./Express/