Këto janë akuzat e mediave serbe, për të cilat reagoi Haradinaj

E publikuar: 02/08/2019 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas portalit serb Blic.rs, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i përfshirë në trafikim organesh në Shqipëri. Sipas këtij portali, Haradinaj është i përfshirë në rastin e ashtuquajtur “shtëpia e verdhë” e cila ndodhet në Burrel.

Në këtë portal shkruhet se njëri nga serbët ka dhënë dëshmi se si kanë ndodhur ngjarjet në të ashtuquajturën “shtëpinë e verdhë”. Aty shkruhet se trupa të gjymtuar të serbëve janë varrosur në varreza masive në Burrel. E madje ky portal shkon aq larg sa që shkruan se dy trupa ishin varrosur në një vrimë në varreza të fshatit.

Sipas blic.rs, personat të cilët dëshmuan për këtë rast janë vetë shqiptarë të cilët janë nga Kosova dhe Mali i Zi të cilët kanë dëshmuar për vendndodhjen e sakatë.

E madje edhe vetë UNMIK sipas tyre ka filluar hetimet në bazë të këtyre dëshmive që më pas e shtynë Dick Martyn ta krijojë çështjen e së ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”.

E madje është ky portal pretendon se tashmë është krijuar ‘Dosja Haradinaj’ e cila do të merret me këtë çështje.

Shkruhet më tutje se të gjithë ata të cilët janë dëshmitarë të trafikimit ndërkombëtarë të organeve e njohin ‘Shtëpinë e verdhë’.