Këto janë 5 kërkesat e opozitës, ndër to kërkohet edhe shkarkimi i Hajredin Kuçit

E publikuar: 08/04/2015 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj, u takuan të mërkurën me përfaqësuesit e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi, si dhe me ata të NISMA-s, Fatmir Limaj dhe Xhevat Bislimi.

Në këtë takim, siç njofton VV, u diskutua në lidhje me protestën e paralajmëruar nga partitë opozitare kundër, siç thonë ata, “kapjes së shtetit” që do të mbahet më 18 prill në 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në këtë takim, siç njofton Lëvizja Vetëvendosje, ndër të tjera u vendosën kërkesat konkrete të protestës, të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

1. Të shfuqizohet vendimi i ZRrEE-së i datës 29 gusht 2014 dhe të shkarkohet Bordi i ZRrEE-së,

2. Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë.

3. Të shkarkohet Hajredin Kuçi.

4. Të dorëhiqet Enver Hasani.

5. Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së