Këto janë 12 ministritë e Qeverisë VV-LDK, marrëveshja nënshkruhet të hënën

30.11.2019 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Këto janë 12 ministritë e Qeverisë VV-LDK, marrëveshja nënshkruhet të hënën

Nga Lëvizja Vetëvendosje, pas takimit të sotëm në mes të kreut të partisë, Albin Kurtit, me ish-kryeministrin, Isa Mustafa, kanë treguar se dy liderët janë pajtuar për modalitetin e parë për se si do të duket kabineti qeverisës prej 12 ministrive, meqenëse ishin propozuar dy të tillë nga grupet punuese, shkruan Gazeta Express.

“Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë”, thuhej në njoftimin e VV’së.

Por cili është modaliteti i zvogëlimit të numrit të ministrive nga 21 në 12, aq sa kanë premtuar këto dy parti.

Për këtë çështje në emisionin Pressing kishte folur deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte qenë edhe pjesë e grupeve punuese.

Sipas këtij modaliteti të parë për të cilin janë pajtuar Mustafa e Kurti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit, Shëndetësisë, Mbrojtjes, ajo për Kthim dhe Ministrai e Kulturës e Sportit do të mbesin siç kanë qenë.

Ndërkohë në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të bëhen bashkë Ministria për Integrime dhe ajo e Diasporës.

Në Ministrinë për Ekonomi dhe Zhvillim, do të përfshihen Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ajo e Inovacionit dhe Ministria e Ekonomisë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës do të bëhen bashkë Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria e Financave do të bashkohet me Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të bëhen bashkë ministria e Administratës Publike dhe ajo e Pushtetit Lokal.

Dhe në fund do të mbetet Ministria për Bujqësi.

Ndërkohë faza e fundit para nënshkrimit të koalicionit do të jetë edhe ndarja e përgjegjësive në qeveri. Koalicioni mes dy partive pritet që të nënshkruhet të hënën./GazetaExpress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Jetojnë në kontejner në Prishtinë, të sëmurë nënë e bir, por edhe në varfëri të skajshme

Jetojnë në kontejner në Prishtinë, të sëmurë nënë e bir, por edhe në varfëri të skajshme

Sulmi me raketa, vriten të paktën 70 ushtarë

Sulmi me raketa, vriten të paktën 70 ushtarë

Thaçi: Po mendoj dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për Kryeministër dhe ka caktuar gjysmën e Qeverisë

Thaçi: Po mendoj dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për Kryeministër dhe ka caktuar gjysmën e Qeverisë

6 orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Serbi-Hungari

6 orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Serbi-Hungari

Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni pushim Thaçit – ai tashmë është i thinjur

Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni pushim Thaçit – ai tashmë është i thinjur

Denoncuesi i masakrës së Reçakut shkon në Presidencë, e takon Thaçin

Denoncuesi i masakrës së Reçakut shkon në Presidencë, e takon Thaçin

Kurti para studentëve: Si kryeministër premtoj zvogëlim të pushtetit

Kurti para studentëve: Si kryeministër premtoj zvogëlim të pushtetit

Avdullah Hoti flet se LDK’së i takon Presidenti në kohën kur s’ka ende koalicion me VV’në

Avdullah Hoti flet se LDK’së i takon Presidenti në kohën kur s’ka ende koalicion me VV’në

Donika Gërvalla: Mjerë ai popull që pret diçka prej Isa Mustafës

Donika Gërvalla: Mjerë ai popull që pret diçka prej Isa Mustafës

Cakaj: I falënderoj krerët e partive për marrëveshjen e unitetit për Preshevën

Cakaj: I falënderoj krerët e partive për marrëveshjen e unitetit për Preshevën

Nagavci: Thaçi i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV!

Nagavci: Thaçi i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV!

Prizren/ Burri vrau bashkëshorten nga xhelozia. Gjykata dënon shtetin pse se mbrojti, 95 mijë euro për fëmijët

Prizren/ Burri vrau bashkëshorten nga xhelozia. Gjykata dënon shtetin pse se mbrojti, 95 mijë euro për fëmijët

Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve dhe arma në bagazh (Video)

Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve dhe arma në bagazh (Video)

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte mundësinë e koalicionit nëse vjen oferta (Video)

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte mundësinë e koalicionit nëse vjen oferta (Video)

Engel letër admiralit Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

Engel letër admiralit Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

Fshatrat e panjohur shqiptare ne zemër të Serbisë. Zyrtarisht nuk ekzistojnë

Fshatrat e panjohur shqiptare ne zemër të Serbisë. Zyrtarisht nuk ekzistojnë