Ketan Makwana, inovatori ikonë i dekadës, i bashkohet si folës Konferencës së Marketingut Dixhital

E publikuar: 21/09/2017 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ketan Makwana është një folës ndërkombëtar shumë i njohur i TEDx, sipërmarrës serial dhe mentor i cili e ka nisur rrugëtimin e suksesshëm të bizneseve të tij 7 vite më parë.

Si rezultat i hendekut të aftësive që ekzistonte midis edukimit të punonjësve dhe sipërmarrësve, Ketan lançoi ‘Enterprise Lab’ e cila është shndërruar në një agjenci mbështetëse për Zhvillimin, Sjelljen & Qëndrimin për më shumë se 100.000 njerëz kudo në botë.

Në vitin 2012 Ketan themeloi dhe zhvilloi “Youth Enterprise Live” të mbështetur nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga eventi më i madh i fokusuar në Edukimin, Punësimin dhe Sipërmarrjen për moshat 15-30 vjeç i organizuar në Angli … duke u nisur nga kjo ai mori pozicionin si Këshilltar Special i Kryeministrit për Politikat Rinore. Punë të tjera të tij përfshijnë marrjen pjesë në Samitin E20 si dhe ka një pozicion drejtues në misionin e Parlamentit Europian & Komisionit për strategjinë e vitit 2020 për sipërmarrjen dhe punësimin.

Ketan është këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për politikat ekonomike të të rinjve, punon me qeveritë dhe ministritë ndërkombëtare për Zhvillimin e Ekosistemit të Sipërmarrjve, është anëtar i shumë bordeve drejtuese dhe paneleve duke përfshirë MIT dhe Konsullin Britanik, si dhe është ambasador i UKTI dhe zyrave për zhvillimin dhe mirëqenien e sipërmarrjeve të huaja në të gjithë globin.

Si një sipërmarrës Ketan është vlerësuar me:

  • Çmimi Smarta 100 në vitin 2012 për krijimin e një prej bizneseve më me impakt në Britaninë e Madhe
  • Biznesi më i vlerësuar nga “Start Young Global Awards”
  • I përfshirë në “Maserati 100”, të cilët janë 100 sipërmarrësit që po ndikojnë në brezat e ardhshëm
  • I përfshirë në “Top 100 Asian Stars” në “UK Tech” në vitin 2015
  • Inovatori ikonë i Dekadës i vlerësuar nga “Women Economic Forum 2015”

Ketan ishtë një finalist në:

  • Sipërmarrës i ekselencës në “National Diversity Awards 2014”
  • Mentori më i mirë në “National Mentoring Exellence Awards 2015”

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Për më tepër informacion kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

Më 12 Tetor tek Tirana Business Park

Blini Biletën tuaj Online TANI dhe kurseni 70 Euro…https://allweb.al