Këta janë VIP-at që u ‘ndanë’ e përsëri u bashkuan

E publikuar: 19/10/2017 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç karrierës së tyre, ata gjithmonë janë të përfolur për shkak të jetës së tyre private, transmeton Gazeta Express.

Lidhje, ndarje, skandale tradhti, publiku gjithmonë është i interesuar të dëgjojë.

Këtë vit shumë këngëtarë e artistë kanë gjetur fatin e jetës, shumë prej tyre u martuan, e disa u përfolën edhe për ndarje.

Në fillim të këtij viti çifti i njohur këngëtari Blero dhe e dashura e tij Afrona Dika kishin pushtuar mediet rozë.

Dyshja e njohur për një kohë të shkurtë u përfolën për një ndarje të mundshme. E gjithë kjo ndodhi pasi që ata kishin fshirë fotografitë që kishin së bashku në rrjetet sociale.

Për këtë ata asnjëherë nuk folën. Mirëpo nuk shkoi shumë dhe çifti u panë përsëri së bashku. Tani dashuria e tyre po bëhet çdo ditë e më e fortë.

Një çift tjetër i cili u përfol shumë ishte edhe basketbollisti i njohur Dardan Berisha dhe Florenta Islami.

Dyshja ishin aq të dashuruar, por pak muaj më parë ata u përfolën për një ‘ndarje’ të mundshme.

Dyshimi lindi pasi Dardani kishte fshirë të gjitha fotografitë që kishte me Florentën në Instagram, e kjo e fundit kishte mbyllur llogarinë për të hapur një të re.

E vetëm dy ditë më parë, dyshja u kapen së bashku në dasmën e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi.

Për shkak të fshirjes së fotografive në rrjetet sociale, për një ndarje u përfolën edhe reperi i njohur Mozzik me të dashurën e tij Loredana Zefin.

Ky çift madje kishin ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.

Por, as për ta nuk shkoi shumë. Ishte pikërisht vëllai i Loredanës i cili me një video live në Instagram kishte konfirmuar se motra e tij dhe Loredana janë së bashku.

Krizë në çift apo ‘vëmendje’ më shumë te publiku, kjo nganjëherë është në pikëpyetje./Gazeta Express/