Këta janë pesë trajnerët më të mirë që udhëheqin me kombëtare

E publikuar: 13/11/2018 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli i kombëtareve është kthyer me ngazëllimin, ku tifozët e futbollit të secilit vend presin paraqitjet e kombëtareve të tyre.

Edhe Kosova do t’i ketë dy ndeshje që janë vendimtare për rrugën e saj drejt Kampionatit Evropiane.

Bernard Challandes ka bërë punë të mirë këtë vit me ekipin ku ka marr dy fitore dhe dy barazime dhe udhëheq në grupin e tij.

Por rivalitet ka edhe në ndeshjet që do të zhvillohet si Anglia-Franca, Anglia-Skocia, Portugalia-Spanja, Gjermania-Franca dhe Brazili-Argjentina, disa miqësore e disa për Ligën e Kombeve.

Por cilët janë trajnerët më të mirë që udhëheqin ekipet e tyre.

Janë radhitur pesë trajnerë që kanë pasur suksese edhe në ekipe, ndërsa tani pritet shumë edhe në Kombëtaret.

Këta menaxherë shfaqin karizëm dhe udhëheqje, ndërsa janë të denjë të mbajnë gjallë shpresat e miliona tifozëve të vendeve të tyre.

1.Roberto Martinez (Belgjikë)

Spanjolli Roberto Martinez është menaxher i ekipit kombëtar të Belgjikës. Ai e udhëhoqi ekipin e tij në gjysmëfinalet e Kupës Botërore të këtij viti në Rusi, KU humbën nga fituesit e Francës.

Martinez kishte menaxhuar më parë klubet angleze si Swansea City, Wigan Athletic dhe Everton.

Stili i lojës që Martinez ka bërë që lojtarët e tij në ekipin e Belgjikës të jenë më frymëzues. Kjo pasi ata luajnë tërësisht sulmues dhe gjithashtu fokusohen shumë në posedimin e topit.

2.Gareth Southgate (Angli)

Tifozët e Anglisë e shohin Gareth Southgaten si ‘një nga të mirët’ dhe kjo nuk ishte e habitshme.

Southgate udhëhoqi Tre Luanët në gjysmëfinalet ku humbën 2-1 nga Kroaci.

Southgate dhe lojtarëve të tij iu dha një mikpritje e madhe kur u kthyen në vendlindje.

Ai ka pasur 57 paraqitje si lojtar për Tre Luanët, ndërsa me klube ka luajtur te Crystal Palace, Aston Villa dhe Middlesbrough.

Ai kishte luajtur në Kupën e Botës 1998 dhe gjithashtu në EURO 1996 dhe 2000.

3.Didier Deschamps (Francë)

Didier Deschamps u bë personi i tretë pas Mario Zagallo dhe Franz Beckenbauer që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe trajner.

Deschamps ishte kapiteni i Francës kur e fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 në shtëpi. Ai ishte një mesfushor mbrojtës dhe njihej si i mençur dhe inteligjent.

Ai i dha Francës lirinë për të shprehur.

Deschamps vendosi Antoine Griezmann në frontin e vijës së sulmit dhe gjithashtu i dha hapësirë Kylian Mbappes.

4.Luis Enrique (Spanjë)

Legjenda e Barcelonës, Luis Enrique është aktualisht menaxheri i ekipit kombëtar spanjoll.

Enrique është një nga ata pak lojtarë që kanë përfaqësuar Real Madridin dhe Barcelonën dhe ka fituar shumë tituj me të dyja.

Enrique u emërua menaxheri i ekipit kombëtar spanjoll pas Fernando Hierros, i cili udhëhoqi ekipin në Kupën e Botës në Rusi dhe dha dorëheqje.

Ai ka pasur shumë sukses me Barcelonën dhe shpresojnë se njëjtë do të bëjë me La Rojën.

Stili i tij i futbollit është jashtëzakonisht tërheqës.

5.Roberto Mancini  (Itali)

Trajneri italian ka marr përsipër një punë sa të mirë dhe emocionuese, aq edhe të vështirë.

Kjo pasi ai do ta udhëheq Italinë, pas njërës prej dështimeve më të mëdha në histori, ku dështuan të kualifikohen për në Kampionatin Botëror.

Mancini ka udhëhequr klube si Fioretina, Napoli, Inter, Galatasaray e Zenit.

Ai po tenton që përmes të rinjve ta ngritë Italinë sërish në majë. /Telegrafi/