Këta janë kundërshtarët e Kosovës në kuadër të kualifikimeve për fazën e parë të Euro 2018

E publikuar: 21/03/2017 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të jetë në të njëjtin Grup me Izraelin dhe Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për fazën e parë të Euro 2018.

Sot në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit në Vjenë u bë tërheqja e shortit për ndeshjet kualifikuese të fazës së parë të Euro 2018 ne konkurrencën e femrave që mbahet ne Francë.

Kosova do të jetë pjesë e Grupit B së bashku me Kombëtaren e Izraelit dhe Gjeorgjisë, ndërsa ndeshjet zhvillohen nga data 9-11 qershor 2017 në Prishtinë.

Në grupin A janë Finlanda, Ishujt Faraoe dhe Greqia.