Këta janë emrat e 33 personave që akuzohen për ‘’krim të organizuar’’

E publikuar: 04/03/2016 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj 33 personave për veprën penale ‘’krim i organizuar’’, ku në mesin e të akuzuarve ka zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, biznesmenë, e zyrtarë komunalë.

Portali parrotlla.net ka siguruar dokumentin në të cilin figurojnë këta 33 emra:

Mehmet Prishtina (biznesmen), Dukagjin Ëmërllahu (biznesmen), Naxharije Hoti (ish-gjyqtarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës),  zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bahrije Uka , Gani Ademi dhe Reshat Fetahu, Visar Vehapi, Avni Maxhuni, Shqipe Maxhuni, Arton Vila, B.ZH, Dalip Brahimi, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Albion Mulaku (djali i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë), Lirim Zeka, Agim Jerlija, Gëzim Rama, Basri Beka, Enver Bajrami, Gani Ferizi, Fehmi Ferizi, Bislim Bajrami, B.G, Shaip Krasniqi, Mirsad Jetullah, Ilir Krasniqi, Nexhmi Hajdari, Ramiz Veliu, Skender Sahiti, Valmir Abazi dhe Fatos Bajraktari.

Ky grup“i organizuar kriminal” akuzohet për vepra penale të krimit të organizuar, shpëlarje parash, nxjerrje të vendimeve të paligjshme gjyqësore, shpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe grabitje.

Aktakuzën ndaj tyre e ka ngritur prokurori i EULEX-it i PSRK-së, Danilo Ceccarelli./parrotlla.net/