Këta janë drejtorët e rinj të Ramadan Mujës

E publikuar: 16/08/2016 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

PDK në Prizren ka emëruar drejtorët e rijnë në 5 drejtori, një ditë pas shkarkimit të tyre gjatë vizitës së kryetarit Kadri Veseli në këtë komunë.
Sherife Balaj është emëruar drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Visar Islami – drejtor i Drejtorisë së Urbanizimit, Sulltan Badallaj – drejtor i Shërbimeve Publike, Zehadin Shemsedini – drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Shpresa Goqaj është emëruar drejtoreshë e Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.

Prezantimi i drejtorëve të rinj po behet nga Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, në një konferencë për media.

Ndryshe, të hënën pasdite, kreu i PDK’së Kadri Veseli, bashkë me zëvendësin e tij Enver Hoxhaj kanë qëndruar në Prizren, ku kanë takuar kryetarin e kësaj komune Ramadan Muja. Ky takim rezultoi me shkarkimin e 6 drejtorëve prizrenas.