Këta janë artistët që do të performojnë në të njëjtën skenë me Dua Lipën

E publikuar: 21/06/2018 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vera po afrohet e bashkë me të edhe koncerti i madh që po organizohet në Kosovë.
“Sunny Hill Festival”, mbledh të gjithë artistët e njohur shqiptar dhe botëror në një vend, e kësaj radhe në Prishtinë, shkruan lajmi net.

Sipas faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram, bëhet e ditur se këngëtarë mjaft të suksesshëm do këndojnë me Dua Lipën.

Shpat Deda, Lumi B, Genc Salihu, Stanaj dhe Ledri Vula janë disa nga fytyrat e njohura publike që janë pjesë e këtij koncerti.

Vlen të ceket se festivali zhvillohet tri ditë rresht, 10,11 dhe 12 gusht ndërkaq Dua Lipa do jetë e pranishme me 10 gusht.