Këta janë 41 lojtarët e huazuar që mund ta shpëtojnë Chelsean në sezonin e ardhshëm

E publikuar: 24/02/2019 05:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka plot 41 futbollistë të huazuar në skuadrat tjera evropiane dhe këta pritet ta shpëtojnë ekipin në sezonin e ardhshëm pas dënimit nga FIFA.  

FIFA ka marrë vendim gjatë ditës së premte për ta dënuar Chelsean me ndalim transferimi në dy afatet e ardhshme.

Megjithatë, Blutë mund t’i duhet të shikojnë lojtarët e tyre në huazim në qoftë se ata duan të forcojnë ekipin e tyre.

Chelsea është karakterizuar nga një largim i madh yjesh në klubet e tjera dhe tani mund të kenë nevojë të përdorin ata talent.

Aktualisht, ka 41 lojtarë në klubet e tjera dhe ata mund të përdoren nëse refuzohet apeli i Chelseat.

Këtu janë disa prej atyre lojtarëve që mund të sillen për të shpëtuar ekipin londinez në sezonin e ardhshëm.

Lojtarët që mund ta ‘shpëtojnë’ Chelsean:

Christian Pulisic 

Ylli amerikan u nënshkrua nga Chelsea në janar, por mbeti në Dortmund deri në qershor të këtij vitit. Në verë ai do t’i bashkohet Bluve dhe mendohet të jetë çelësi i skuadrës për vitet e ardhshme.

Victor Moses

Sulmuesi anësor nigerian ishte njëri nga të preferuarit e Antonio Contes, por tani është i huazuar në Turqi te Fenerbahet dhe ka shënuar një gol në katër paraqitje.

Michy Batshuayi

Pas dështimit të huazimit te Valencia, ai tani është te Crystal Palace. Belgu pritet të ketë një rast të artë nga vera e ardhshme te Blutë, pas tri huazimeve të njëpasnjëshme që nga transferimi i tij në 2016.

Kurt Zouma

Mbrojtësi francez ishte i shkëlqyer në debutimin e tij në ekipin e parë në sezonin 2015/16, por lëndimi i ligamenteve nuk e la të rikthehet në formën më të mirë. Pas huazimit te Stoke City, ai u rikthye në ekip, por u huazua pastaj te Evertoni.

Tiemoue Bakayoko

Lojtari i nënshkruar nga Monaco për 45 milionë euro nuk mundi ta gjej veten nën urdhrat e Contes. Bakayoko u huazua te Milani pas ardhjes së Mauricio Sarrit, por te Rossonerët po del të jetë shumë i rëndësishëm.

Portierët: Baxter (Yeovil Town), Collins (Burton Albion), Thompson (Warrenpoint Town), Karlo Ziger (Sutton United);

Mbrojtësit: Baba Rahman (Reims), Clarke-Salter (Vitesse), Michael Hector (Sheffield Wed), Tomas Kalas (Bristol City), Todd Kane (Hull City), Matt Miazga (Reading), Trevih Chalobah (Ipswich Town), Dujon Sterling (Coventry City), Reece James (Wigan), Jay Dasilva (Bristol City), Ola Aina (Torino), Fikayo Tomori (Derby County), Fantaky Davo (S. Rotterdam), Josh Grant (Yeovil Town);

Mesfushorët: Lewis Baker (Reading), Victorien Angban (Metz), Kenedy (Newcastle), Nathan (At.Mineiro), Josimar Quintero (Lleida), Danilo Pantic (Partizan Belgrade), Jacob Maddox (Cheltenham), Kasey Palmer (Bristol City), Mason Mount (Derby County), Charly Musonda (Vitesse), Kylian Hazard (Cercle Bruges);

Sulmuesit: Izzy Brown (Leeds United), Lucas Piazon (Chievo), Alvaro Morata (Atletico Madrid)

/Telegrafi/