Këta janë 4 zëvendësministrat e AKR-së (emrat)

E publikuar: 22/09/2017 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Kosova e Re ka caktuar një pjesë të zëvendësministrave, emrat e të cilëve ia ka dërguar Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj. Emërimi i tyre në detyrat përkatëse pritet të ndodhë ditëve në vijim.

Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, për Gazetën Express, ka treguar se partia e Behgjet Pacollit nga shtatë ministra nga sa i takojnë, ka caktuar emrat e katër zv.ministrave.

Arbër Geci do të jetë zv.ministër i Arsimit; Vesel Makolli, zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale; Fatmir Makolli, zv.ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Rejhan Vuniqi, zv.ministre e Jashtme.

Matoshi ka treguar se tre zv.ministrat tjerë, të cilët i takojnë AKR-së, nuk janë caktuar ende.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se akoma nuk është emëruar asnjë zv.ministër dhe se diçka e tillë pritet të ndodhë ditëve në vijim.