Këta janë 31 anëtarët e Kryesisë së LDK-së

E publikuar: 23/08/2019 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e sotëm të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është zgjedhur Kryesia e re e cila do të ketë në përbërje 31 anëtarë, ku nëntë prej tyre janë gra.

Në mënyrë automatike edhe Isa Mustafa si kryetar i partisë është kryetar i Kryesisë, ndërsa pjesë do të jetë edhe nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm.

Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Doruntinë Maloku, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Brikenda Kryeziu, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi, Fidan Rekaliu dhe Naser Osmani, përcjell ksp.

Mustafa: Nuk heqim dorë nga pozita e kryeministrit edhe nëse hyjmë në koalicion me VV-në

Ndryshe, kryesia e kaluar e LDK-së ka pasur vetëm 23 anëtarë.

Nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë pritet të zgjidhen gjatë mbledhjeve të ardhshme të Kryesisë.

Kryesia e LDK-së do të mblidhet nesër, e aty pritet që të diskutohet edhe për mandatarin për kryeministër dhe koalicionin e mundshëm parazgjedor me Vetëvendosjen.