Kështu votuan shtetet në GJND për pavarësinë e Kosovës para shtatë vjetësh

E publikuar: 22/07/2017 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, më 22 korrik bëhen shtatë vite që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se pavarësia e Kosovës ishte e ligjshme, dhe se ky vendim nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Ky vendim erdhi pas 10 votave pro, dhe katër kundër, ku u bë e ditur se pavarësia e shtetit të Kosovës nuk e kishte shkelur as rezolutën 1244 dhe as kornizën kushtetuese të UNMIK-ut, transmeton lajmi.net.

Por si votuan shtetet anëtare në rastin e Kosovës?
Në favor të Kosovës ishin këto shtete:

Hisashi Owada – Japoni
Thomas Beuergenthal – SHBA
Christopher Greenwod – Britania e Madhe
Roony Abraham – Francë
Bruni Simma – Gjermani
Kenneth Keith – Zelanda e Re
Awn Shawkat AL-Khasawneh – Jordania
Antonio A.Cançado Trinidade – Brazil
Abdulqwai Ahmet Yusuf – Somali
Bernardo Sepulveda – Mesikë

Shtetet që kanë votuan kundër:

Peter Tomka – Sllovaki
Leonid Skotnikov – Rusi
Abdul G.Koroma – Sierra Leone
Mohamed Bennouna – Maroku