Kështu realizohet trafiku i armëve në Shqipëri

11.02.2019 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kështu realizohet trafiku i armëve në Shqipëri

Trafiku i armëve është një fenomen ende prezent që në një strategji të fundit 5 vjeçare që synon kontrollin mbi armët i është kushtuar një hapësirë më vete.

Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Brendshme brenda Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2019–2024 dhe të Planit të Veprimit 2019–2021 tregojnë se ky trafik kryesisht bëhet në mënyrë tokësore nga perosnat 16-45 vjeç ndëkrhë që sasia që kalohet është e limituar.

“Në përgjithësi nga raste e konstatuara, trafikantët e armëve të zjarrit përdorin kufirin tokësor të gjelbër duke i fshehur në automjete, autobusë, kamionë, vetura ose i transportojnë në trup duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga rastet e hetuara është konstatuar se trafikimi i armëve të zjarrit bëhet në sasi të vogla, nga 1–2 copë. Grup-moshat e evidentuara janë kryesisht të seksit mashkull dhe variojnë nga mosha 16–45 vjeç” thuhet në dokument.

Nga ana tjetër i njëjti jep detaje se cilër janë kufijtë ku kalon ky trafik duke specifikuar llojin e armatimit si dhe flukset nga hyjnë apo dalin si dhe origjinën e tyre, shkruan “Monitor”.

“Nga analizimi i situatës operative si dhe nga rastet e konstatuara armët e zjarrit në territorin e Shqipërisë futen nga kufiri: Maqedoni-Shqipëri, Kosovë-Shqipëri dhe Mali i Zi–Shqipëri. Në këtë pjesë të kufirit trafikohen armë zjarri të prodhuara në vendet e Evropës (pistoleta), si dhe armë zjarri, lëndë plasëse që vijnë nga territori i Malit të Zi, kurse nga territori i Kosovës dhe Maqedonisë trafikohen kryesisht pistoletat e konvertuara. Ndërsa nga territori i Shqipërisë, nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi dhe Shqipëri– Itali, trafikohen pistoleta dhe automatikë që janë rrëmbyer nga depot ushtarake në vitin 1997 në Shqipëri” pohohet në strategji.

Gjithsesi dokumenti nënvizon se nga ana liza që ju është bërë veprave penale të kësaj kategoie vihet re një rënie vit pas viti.

Tre herë amnisi për dorëzim, sa u dorëzuan

Ministria e Brendshme nënvizon se përgjatë viteve të ndryshme është ndërmarrë një amnisti për dorëzimin vullntar të armëve. Pas vitit ’97 kur një pjesë e mirë e armatimit ra në duar të popullatës së gjerë amnistia e parë u bë në gusht 1998-gusht 2002 kur u harua edhe një ligj për grumbullimin e armëve dhe municioneve luftarake. E dyta u harua në dhjetor 2002 dhe u miatua në mars 2003. Por në fakt niveli i grumbullimit në raport me atë që doli nga depot në ’97 mbetet shumë i ulët. Kështu në vitin 1997 u grabitën 893 milionë municione, 16 milionë eksplozivë dhe rreth 550 mijë armë. Të grumbulluara deri në vitin 2005 nga amnistitë ishin 118 mijë municione, 1.53 milionë eksplozivë dhe 222 mijë  armë. Aministria e tretë e mbajtur në janar-prill 2017 duket se pati një lloj ndërgjegjësimi dhe dorëzim nga ana e qytetarëve por që shifrat nga Ministria e Brendshme interpretohen si një tregues se ka akoma një qarrkullim të konsiderueshëm të armatimit në popullatë

“Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar–prill 2017, ku si rezultat i organizimit të punës dhe aktiviteteve sensibilizuese janë dorëzuar vullnetarisht në shkallë vendi: 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore, 580.634 municione të ndryshme. Mesatarisht i takon çdo ditë të jenë dorëzuar në shkallë vendi 13 armë zjarri të ndryshme. Kjo situatë tregon se akoma në duart e qytetarëve ndodhen një numër i konsiderueshëm armë zjarri dhe municione luftarake pa leje” thuhet në strategji.


Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Haziri me bashkëpunëtorë viziton shkollën “Don Bosko”

Haziri me bashkëpunëtorë viziton shkollën “Don Bosko”

Thaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Thaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Dhunohet nga bashkëshorti, gruaja pi detergjent që t’i japë fund jetës

Dhunohet nga bashkëshorti, gruaja pi detergjent që t’i japë fund jetës

Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë dhe Gjermani

Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë dhe Gjermani

Për çka po vjen delegacioni franko-gjerman në Kosovë?

Për çka po vjen delegacioni franko-gjerman në Kosovë?

Protestë e dhunshme në Tiranë

Protestë e dhunshme në Tiranë

Serbisë i duhet ta njohë Kosovën, thotë eksperti amerikan

Serbisë i duhet ta njohë Kosovën, thotë eksperti amerikan