Ato mbërritën herët në ceremoninë e kurorëzimit të Meghan me princ Harryn dhe dukeshin shumë të lumtura.
Chelsy Davy dhe Cressida Bonas ishin dy prej ish të dashurave të Princit të cilat nderuan çiftin me pjesëmarrjen e tyre.
Ndoshta ato e kanë ëndërruar një ditë të tillë, ndoshta e menduan veten si princesha, por Harry u dëshmoi se vetëm një mund të jetë e tillë, Meghan Markle.
Në çastet më të bukura dhe emocionuese të kësaj dite speciale, Harry dukej vërtet i dashuruar me princeshën e tij dhe këtë gjë nuk e pati të vështirë t’ia tregonte edhe gjithë botës.
Çelsy Davy, ish-e dashura e Princit Harry, ndoqi dasmën mbretërore në Kështjellën Windsor.
Pjesëmarrja e saj tregon marrëdhënien miqësore që ajo dhe Harry kanë mbajtur që kur ata përfunduan marrëdhënien e tyre shtatë vjeçare në vitin 2011.
Davy arriti të festonte dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle në një fustan me detaje të uniformës së marinës, që përputhej me kapelën e zbukuruar plot detaje. Por, Davy nuk ishte e vetmja e ftuar.
Një tjetër vajzë, Cressida Bonas, gjithashtu ishte e pranishme në këtë ditë kaq speciale, e veshur me një fustan të kuq dhe të gjelbër dhe ngjyrë trëndafili tepër magjepsës për këtë rast.
Davy, 32 vjeçe, ishte e dashura e parë e Harryt. Çifti që nga takimi i tyre i parë në vitin 2004, dolën para publikut, kur ajo ishte e ftuar në martesën e princit William dhe Kate Middleton.
Aktorja 28-vjeçare ka qenë e dashura e Harryt për tre vjet.
Mendohet se çifti fillimisht u prezantua nëpërmjet Princess Eugenie. Ajo gjithashtu, ruan miqësi të ngushtë me Princin, duke i nderuar ata në dasmën e tyre.