Kështu i reziston punëtorja grabitjes së postës në Gjilan (VIDEO)

E publikuar: 29/03/2015 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka provuar të kryej grabitje në një nga pikat postare në Gjilan. Por, nuk i kishte shkuar siç ai e kishte paramenduar. Punëtorja e lokalit ku ai provoj të kryente grabitjen e ndaloj atë duke i bërë rezistencë edhe pse grabitësi e goditi disa herë atë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur paraditen e së shtunës (rreth orës 10), në një nga pikat e shitjes së Postës në Gjilan.

Gazeta Express ka arritur të sigurojë një video ku shihet se si ndalet, nga punonjësja e postës, personi që kishte provuar të kryente grabitje.

Ai e godet atë disa herë dhe e shtrinë për toke, megjithatë ajo vazhdon ta pengoj grabitësin që ti marrë paratë nga kaska.

Nga ajo që shihet në këtë video, hajduti në fund ka dalë nga dyqani pa arritur të marrë atë çka kishte për qëllim. /GazetaExpress