Kështu e lufton shtetin e Kosovës, Lista Serbe: Ja çfarë i pret serbët nëse bëhen pjesë e FSK-së?!

12.01.2018 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kështu e lufton shtetin e Kosovës, Lista Serbe: Ja çfarë i pret serbët nëse bëhen pjesë e FSK-së?!

Sipas “zakonit të vjetër të Kolashinit”, njoftojmë dhe shpallim: “Mos i ftoni as në dasma e as në dekë”, “as në kishë, as në kafene” – “që të shpallën të padëshiruar në të gjitha objektet publike”, “të injorohen në çdo hap”, “jetën e tyre publike le ta vazhdojnë atje ku fatkeqësisht e filluan për shkak të errësimit të mendjes”.

Këto janë vetëm disa nga vërejtjet dhe mallkimet që Këshilli Komunal i Listës Serbe në Zubin Potok u ka bërë serbëve të kësaj komune.

Dhe i gjithë ky linçim e mallkim nga partia që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, ka të bëjë me futjen e serbëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas një letër-qarkore të shpërndarë në këtë qytezë nga Lista Serbe, thuhet se “vetëm kështu do të tregojnë ndërgjegje dhe besnikëri ndaj shtetit të vet të vetëm, Serbisë dhe ndaj popullit serb”.

“Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Zubin Potokut të cilën tentojnë që të ardhmen e tyre a kërkojnë në institucionin e Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në letër.

Kjo letër, sipas tyre, është shkruar pasi që kanë marrë vesh për aplikimin e disa qytetarëve të Zubin Potokut për angazhim në FSK, siç thonë ata ish UÇK-ja.

“Të gjithë ata kolashinacët që tentojnë që të ardhmen e tyre ta kërkojnë në institucionin e Ushtrisë së Kosovës, do të hasin në bojkot të ashpër të bashkësisë serbe. Me hyrjen e mallkuar në FSK qartë do t’ia kthejnë shpinën rodit të vet dhe fëmijëve të tyre”, theksohet tutje në letër, transmeton lajmi.net.

“Do të jeni të detyruar që si jeniçer, tytën e pushkëve ta mbani të drejtuar pikërisht kundër serbëve”, theksohet në fund të letrës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. /Lajmi.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Mësoni se çka është Gjykata Speciale dhe cilat krime do t’i gjykoj!

Mësoni se çka është Gjykata Speciale dhe cilat krime do t’i gjykoj!

Skandalet e kryeministrit Haradinaj

Skandalet e kryeministrit Haradinaj

Peru, Papa Françesku dënon korrupsionin

Peru, Papa Françesku dënon korrupsionin

Judo Inside: Ditë e madhe për Kosovën

Judo Inside: Ditë e madhe për Kosovën

Haziri nga Konçuli i Bujanocit: Nuk do të ndalemi derisa Kosova Lindore të bëhet pjesë e Republikës

Haziri nga Konçuli i Bujanocit: Nuk do të ndalemi derisa Kosova Lindore të bëhet pjesë e Republikës

ISIS ‘gatoi foshnjën e një skllaveje seksi dhe e detyroi nënën e saj ta hante’

ISIS ‘gatoi foshnjën e një skllaveje seksi dhe e detyroi nënën e saj ta hante’

Kryeministri i ndanë 3 mijë euro të pagës së tij për shërimin e një të sëmuri

Kryeministri i ndanë 3 mijë euro të pagës së tij për shërimin e një të sëmuri

Pekini akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit

Pekini akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit

Kelmendi: Partia Socialdemokrate do ta ketë Kryetar Visar Ymerin, Shpend Ahmeti kandidat i saj për Kryeministër

Kelmendi: Partia Socialdemokrate do ta ketë Kryetar Visar Ymerin, Shpend Ahmeti kandidat i saj për Kryeministër

Ramush Haradinaj dërgon FSK-në e Policinë në Brezovicë, evakuohen nxënësit

Ramush Haradinaj dërgon FSK-në e Policinë në Brezovicë, evakuohen nxënësit

Lekaj përgjigjet për nxënësit e bllokuar në Brezovicë

Lekaj përgjigjet për nxënësit e bllokuar në Brezovicë

Brezovicë, rrëshqet autobusi me nxënës, bllokohet rruga

Brezovicë, rrëshqet autobusi me nxënës, bllokohet rruga

Liderë serbë të Kosovës ia kujtojnë Vuçiqit se në veri sundojnë kriminelët

Liderë serbë të Kosovës ia kujtojnë Vuçiqit se në veri sundojnë kriminelët

Vuçiq: Paqja e serbëve në Kosovë, interes i Serbisë

Vuçiq: Paqja e serbëve në Kosovë, interes i Serbisë

Serbët kërkojnë armë dhe kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ja si iu përgjigjet Vuçiq?

Serbët kërkojnë armë dhe kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ja si iu përgjigjet Vuçiq?