Kështu duket sot e ‘shëmtuara’ Beti, do mahniteni nga bukuria e saj

E publikuar: 22/05/2018 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja 43-vjeçare pranoi me kënaqësi një set fotosh për revistën kolumbiane “SoHo”, madje edhe të dalë nudo në kopertinë.

Kështu, Ana María Orozco Aristizábal (4 korrik 1973), e njohur nga të gjithë për rolin e protagonistes në filmin “E shëmtuara Beti”, ka çuditur publikun pak muaj më parë duke u bërë pjesë e kopertinës së revistës “SoHo”.

Jo vetëm e shëmtuar, por tashmë Beti është një grua e bukur dhe nudo. Fituesja e çmimeve “Femra më me Personalitet e Vitit” në 2001-shin, në New York Latin ACE Awards dhe “Aktorja e Vitit” një vit më vonë në INTE Award për performancën në telenovelën “E shëmtuara Beti”, tani nuk ka asnjë lidhje me personazhin e viteve më parë.

Në moshën 43-vjeçare, Orozo nuk e ka pasur aspak problem të zhvishet dhe të tregojë format.