Kështu duket i vogli i peshkaqenit, ende pa lindur! (Video)

E publikuar: 12/02/2019 08:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamje mahnitëse të publikuara në internet tregojnë foshnjën e peshkaqenit duke lëvizur brenda vezës së saj.

Karissa Otero gjeti vezën e peshkaqenit derisa po gjurmonte në bregdetin e Kalifornisë, së bashku me djalin e saj dyvjeçar, Bodhi.

Ajo ishte e mahnitur kur gjeti foshnjë e peshkaqenit, që ishte ende gjallë në vezën e tij në bregdet, i cili së fundi ishte përmbytur nga valë të larta.

Otero postoi foton në mediat sociale dhe Muzeu i Historisë së Natyrës Santa Barbara konfirmoi se bëhet fjalë për vezë të peshkaqenit.

Ndryshe, Otero ka kthyer serish vezën në det me shpresën se foshnja do të mund të mbijetojë.