Kështu do të quhet Roveri që do të dërgohet në Hënë (foto)

E publikuar: 03/09/2020 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vitin e kaluar, Toyota njoftoi një projekt të ri të pazakontë, i cili është një rover hënor që do të lëvizë në sipërfaqen e Hënës.

Toyota ka bashkëpunuar me agjencinë japoneze të hapësirës JAXA për të zhvilluar një rover hënor dhe deri më tani disa interpretime janë lëshuar duke zbuluar se si mund të duket. Por atij i mungoi emri, dhe tani kjo dilemë është hequr.

Toyota dhe “JAXA” kanë njoftuar se rover i tyre hënor do të quhet “Lunar Cruiser”. Në parim është thjesht një pseudonim, dhe origjina është më se e dukshme. “Toyota Land Cruiser” është ndoshta modeli më i famshëm i kompanisë japoneze, i pranishëm që nga viti 1951

“Lunar Cruiser” do të jetë me cilësi të lartë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Do të përdorë teknologjinë e qelizave të karburantit hidrogjen për të lëvizur, gjë që do t’i lejojë të kalojë rreth 10,000 kilometra.

Brendësia e roverit do të jetë nën presion në mënyrë që udhëtarët të qëndrojnë në të.

Toyota dhe JAXA po punojnë shumë në ndërtimin e prototipit të parë, dhe një nga sfidat janë gomat që duhet t’i rezistojnë terrenit të ashpër dhe shkëmbor të Hënës.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, JAXA do të lansojë “Lunar Cruiser” në Hënë në gjysmën e dytë të kësaj dekade.