Këshilltarja e kryeministrit: Autori i shkrimit për Haradinaj në TIMES, mik i afërt me Jeremiq (Foto)

E publikuar: 31/01/2018 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa media në vend gjatë ditës së kaluar raportuan rreth një shkrimi të bërë në të njohurën ‘Times’ lidhur me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Është pikërisht këshilltarja politike e kryeministrit Haradinaj,Meliza Hardinaj-Stublla e cila ka theksuar se autori i këtij shkrimi, është mik i ngushtë i Vuk Jeremiq, transmeton Indeksonline.

Sipas saj me pak hulumtim, mund të gjenden ngjarjet e përbashkët të tyre madje edhe private.

Ky është postimi i plotë :
Sa për informatë, autori i shkrimit në TIME Ian Bremmer është edhe mik i ngushtë i Vuk Jeremiqit, dhe pjesëmarrës i rregullt i konferencave të OJQ-së së tij. Me pak hulumtim, mund t’i gjeni ngjarjet e shumta të përbashkëta të tyre, madje edhe private, si kjo foto më poshtë në US Open 2016.

Mos harroni që Serbia po punon në të gjitha frontet që të dobësohet imazhi dhe suksesi dhjetëvjeçar i Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.