Këshilltari me dy traktorë e një kombajë

E publikuar: 22/05/2018 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari komunal i Leposaviqit, Bojan Ignjatovic po del të jetë merakli i madh i traktorëve, raporton “Zeri.info”.

Në formularët e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Ignjatoviç ka deklaruar se ka nën pronësi dy traktorë që bashkë kapin vlerën e 15 mijë eurove.

Pasuria e këshilltarit të komunës së Leposaviqit nuk përfundon me kaq, përcjell “Zeri.info”.

Veç dy traktorëve, ai ka deklaruar se ka nën pronësi një veturë të tipit “Ford”, që vlen 3 mijë euro, një kombajë 11 mijë euro si dhe makina të sofistikuara të 5 mijë eurove, raporton Zëri.Info.

Ignjatovic në formularët e pasurisë ka të deklaruar edhe një banesë 63 mijë euro, për të cilën thuhet se është nën pronësi të bashkëshortes, stallë në objektin ndihmës 70 mijë euro dhe tokë në vlerë të 600 eurove. /ZËRI/